Me mungesa

Futboll

Me mungesa

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:21
Vllaznia

Ditën e sotme do të luhen dy sfidat e fundit të javës së 19-të. Një prej dueleve mjaft interesante të kësaj jave është sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit.

Kjo përballje do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00 ditën e sotme.

Shkodranët e nisin vitin 2024 në shtëpi dhe ndaj verilindorëve do të kërkojnë vetëm 3 pikët.

Një ndeshje aspak e lehtë për kuqeblutë, të cilët do të kenë mungesa ndaj ekipit të Stavri Nicës. Esin Hakaj dhe Marco Juric nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje. I pari është i pezulluar me 4 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, teksa kjo është dueli i dytë që shlyqn.

Gjithashtu për shak pezullimi mungon edhe mbrojtësi kroat. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj Kukësit nuk do të luajë. Në këtë kushte Qatip Osmani do të duhet të ribëjë mbrojtjen për duelin e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat