Kabashi tregon se sa e ka buxhetin vjetor Ballkani

Futboll

Kabashi tregon se sa e ka buxhetin vjetor Ballkani

Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:40
Kabashi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi,  foli për shumën e mjeteve që klubi ka fituar nga garat evropiane.

Ai tha se kanë fituar diku rreth 8 milionë euro, të cilat janë shpenzuar këto dy vitet e fundit.

Kabashi tha se edhe në katër vitet e para, para se të shpallen kampion, në klub janë shpenzuar mbi 7 milionë euro.

“Unë po i shoh mediat dhe gazetarët që po i llogaritin vetëm fitimet.

Ballkani i mori 8 milionë, 10 milionë, edhe shyqyr Zotit mirë ka shku, i kemi marrë, por ne kemi shpenzu shumë katër vitet e para se të shpallemi kampion.

Opinioni e di, ndoshta për herë të parë po e them që ne kemi harxhuar mbi 7 milionë euro pa dalë kampion, edhe kemi dalë kampion dy vitet e fundit, kemi marrë pjesë në garat e Evropës, i kemi marrë diku rreth 8 milionë, jo 10 e 12 qysh flitet, por rreth 8 milionë janë harxhu këto dy vite. 2.5 milionë e kemi buxhetin vjetor.

Shpenzimet e tjera me premia, sepse premia shumë të mëdha kanë lojtarët, normal se e meritojnë edhe luajnë për bonuse e për premia sepse ata janë akteri kryesor që i kemi fituar këto mjete, kanë përfitime të mëdha, por ato 4 milionë për një vit dhe 4 tjera për një vit, janë shpenzu për dy vite”, tha Kabashi në në emisionin A PLAY në ATV.

Ai tha se janë shumë para të shpenzuara në klub, të cilat nuk pret se do t’i kthehen ndonjëherë, për shkak se siç thotë ai, synimi i tij nuk ëhstë për të përfituar financiarisht nga klubi.

“Ende janë shumë para të shpenzuara që nuk janë kthyer edhe ndoshta nuk pres për me u kthy asnjëherë, sepse unë e di që në futboll është zor me u kthy mjetet, por interesi dhe vullneri i jem është që me ecë me këto ritme dhe gjithmonë e kam thënë se nuk kam asnjëherë synim me i nxjerr shpenzimet ose me përfitu prej klubit.

Përfitimi më i madh prej klubit është motivimi, vullneti dhe pjesëmarrja e Kosovës në garat e Evropës”, tha Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat