Shkodra “makth” për Kukësin

Futboll

Shkodra “makth” për Kukësin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 15:10
Vllaznia

Vllaznia do të presë Kukësin në Shkodër për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.

Një ndeshje ku objektivat e ekipeve janë të ndryshme. Vllaznia kërkon fitoren për t’u barazuar me pikë me Tiranën e vendit të tretë, ndërsa Kukësi “ëndërron” 3 pikët që të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Por bazuar në 6 ndeshjet e fundit, 4 të sezonit të shkuar dhe 2 të këtij sezoni, verilindorët e kanë të vështirë ndaj shkodranëve. Në të 6 këto sfida, në tre raste që është luajtur në “Loro Boriçi”, Vllaznia nuk është “thyer” dot nga Kukësi, me shkodranët që kanë marrë 9 pikë.

Ndërsa në 3 sfidat e tjera, Kukësi ka triumfuar vetëm një herë, ndërsa dy të tjerat kanë përfunduar në barazim. Dhe pikërisht këtë fitore, të besuarit e Nicës e morën në tetor të 2023-shit, në fazën e dytë të Superiores. Teksa ditën e sotme kërkojnë të “prishin” mallkimin e mitikut të Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat