Bologna mposhtet

Futboll

Bologna mposhtet

Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:32
Pamje nga ndeshja

Cagliari ndal në shtëpi Bolognan e Thiago Mottas.

Në Sardenja, vendasit mposhtën 2-1, skuadrën që këtë sezon ka pretendime madhore, teksa trajneri Caludio Ranier ia doli përballë Thiago Mottas.

Në fakt, ndeshja nisi mirë për Bolognan që kaloi në avantazh me Ricardo Orsolinin në minutën e 24.

Megjithatë, vendasit reaguan dhe barazuan shtatë minuta më pas me Petagnan.

Në barazim u mbyll pjesa e parë, por në të dytën, Cagliari gjeti përmbysjen e madhe teksa iu gëzuan një autogol të Calafiorit.

Pas kësaj disfatë, Bologna mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Cagliari merr një fitore të rëndësishme për mbijetesën duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve në vend të 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat