​Aston Villa ‘gabon’ ndaj Evertonit, Liverpool forcon lidershipin

Futboll

​Aston Villa ‘gabon’ ndaj Evertonit, Liverpool forcon lidershipin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Në ndeshjen e parë të programit të sotëm të xhiros së 21-të të Premier Ligës angleze në futboll, Everton dhe Aston Villa luajtën 0:0 në “Goodison Park”.

Kështu Aston Villa mbeti e treta në renditje me 43 pikë, po aq sa Arsenali i dytë, ndërsa Liverpooli është lider me 45 pikë. Nga ana tjetër, Evertoni mbeti i 17-ti me 17 pikë, një më shumë se i 18-ti Luton Town.

Pavarësisht rezultatit jopopullor, në fillim të lojës pamë futboll dinamik nga të dyja palët.

Aston Villa shënoi në minutën e 18-të, por goli i Alex Moreno u anulua pas një ndërhyrjeje të VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje.

Rastin tjetër të madh në ndeshje e pati Leon Bailey në minutën e 28-të, por portieri i Evertonit, Jordan Pickford, me një ndërhyrje të shkëlqyer e shpëtoi goditjen e tij.

Në pjesën tjetër të ndeshjes pati shumë nervozizëm dhe pamë disa shkelje të vrazhda dhe shansin më të mirë për të fituar e pati John Duran në minutën e 89-të, por sulmuesi i ri i Aston Villas dërgoi topin mbi portë dhe ndeshja përfundoi pa fitues.

Aston Villa humbi kështu shansin për të barazuar me Liverpoolin në krye të tabelës me një lojë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat