Granit Xhaka: Viti 2024 është special për të gjithë ne

Futboll

Granit Xhaka: Viti 2024 është special për të gjithë ne

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:24
Granit Xhaka

Granit Xhaka u zgjodh futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023 mbrëmë.

Ylli nga Kosova e fitoi këtë çmim prestigjioz individual për herë të tretë radhazi.

Në vitin 2023 ai regjistroi rekord duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës.

Mesfushori nga Kosova tani numëron 121 paraqitje..

Sikurse në vitin 2017 dhe vitin e kaluar, Xhaka u shpall lojtari më i mirë te “Helvetikët”.

31-vjeçari në garën për më të mirin e vitit mposhti konkurrencën e Manuel Akanji dhe Zeki Amdouni, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Granit Xhaka çmimin “Lojtari i Vitit” te Zvicra e mori mbrëmë në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, të organizuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës.

Dhe, ai sot e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shprehu lumturinë që u zgjodh më i miri i vitit në shtetin “Helvetik”.

“Vërtet krenar që u zgjodha Futbollisti Zviceran i Vitit.

Do të punoj sa më fort të jetë e mundur që të jem i sigurt që viti 2024 është special për të gjithë ne”, shkroi Xhaka në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat