Tifozët romanë të përçarë për shkarkimin e Mourinhos

Futboll

Tifozët romanë të përçarë për shkarkimin e Mourinhos

Më: 16 janar 2024 Në ora: 13:47
Mourinho

Presidenti i Romës, Dan Friedkin lajmëroi mëngjesin e së martës shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho.

Skuadra verdhekuqe në këtë sezon vuajti mungesën e vazhdimësisë së rezultateve dhe ishte tekniku portugez që e pësoi i pari.

Në rrjet tifozët romanë janë të përçarë teksa një pjesë e tyre mbështet Mourinhon dhe thekson se ishte faji i drejtuesve që nuk i dhuruan 60-vjeçarit elementët e duhur për të ndërtuar një ekip kompakt.

Nga ana tjetër, një pjesë e tifozerisë mbështesin pronarin Friedkin ndërsa nuk ngurrojnë të shprehin edhe dëshirën për trajnerin e ardhshëm.

Një pjesë e madhe kërkojnë dhe shpresojnë që skuadra të kalojë në drejtimin e Antonio Contes, edhe pse për momentin në avantazh për të pasuar Mourinhon duket ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat