A ishte e kurdisur ndeshja Prishtina - Zhelezniçari? Ky lojtar nuk e dinte e shënoi gol për sherr 

Futboll

A ishte e kurdisur ndeshja Prishtina - Zhelezniçari? Ky lojtar nuk e dinte e shënoi gol për sherr 

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:25
Pamje nga ndeshja, 27 nëntor, 1983, goli i Vahedin Ajetit

Prishtina - Zhelezniçari, edhe sot mbahet mend për finishin e çuditshëm të javës së 16-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë.

Ndeshja ishte zhvilluar në Prishtinë me 27 nëntor të vitit 1983    

Në minutën e 80-të, zëvendësuesi Vahedin Ajeti, nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, shënoi në këndin e epërm, 1:0 për Prishtinën. 

Çudia ndodhi në minutën e 90-të, futbollisti Paprica shënoi papritur dhe barazoi rezultatin 1:1.

Kështu shkroi sporti i “Rilindjes” me 28 nëntor të vitit 1983: “Faktet nuk i kemi në ‘grusht’ por dy ndeshjet e fundit të Prishtinës, në terren të vet, para publikut besnik, na shtynë të mendojmë: "A luhet aq shumë futboll edhe rreth tavolinës?

Kupa u mbush në ndeshjen e djeshme!

Referi Abdullah Abdullahu, që dijnë të jetë edhe i ‘verbër, e edhe i shurdhër’ në fushë topi, në gjysmën e parë të lojës Prishtina - Zhelezniçari, golin e ‘pastër si loti" e anuloi pa dijtur kush: ‘Me urdhër të cilit’.

Dhe në vazhdim të dy skuadrat ‘ishin pajtuar me remi’., por nga një gjuajtje e lirë, rezerva e përhershme e Prishtinës, V. Ajeti të cilin ‘e ftoi publiku’ në lojë me gjasë, ‘pa e pasur rendin’ gjuajti dhe shënoi gol.

Gëzimi nuk kishte fund kurse fundi i lojës shihej: Edhe një fitore e Prishtinës.

Dhe ngjau që nuk është lojë, ajo që mund të jetë vetëm kurdisje! Për pesë minuta gjuhej vetëm nga këndet e pjesës së Prishtinës dhe ‘tollovi’ e madhe para portës së Shuicës, derisa mysafirët nuk barazuan, ishte nisur të dyzetë e pesë minutat e pjesës së dytë të ndeshjes, Loja s'është kjo.

Kështu që me siguri, Prishtina do të humb ‘lojtarin e vet të dymbëdhjetë’ - publikun besnik. Me siguri".

Pas javës së 16-të, Hajduku kryesonte me 20 pikë pasonte Zhelezniçari me 19, Partizani 19, Rijeka 19, Prishtina 18, Sarajeva 17, Osijeku 17. Cërvena Zvezda 16, Velezhi 16, Vojvodina 15, Dinamo (V) 15, Buduçnosti 15, Radniçki 15, Çeliku 15, Dinamo (Z) 14, Olimpia 13, Slloboda 13 dhe Vardari 12 sosh.

Prishtina - Zhelezniçari 1:1

Shikues:15.000.
Gjyqtar Abdullah Abdullahu (Novi Pazar).
Shënues: Vahedin Ajeti (80') - Paprica (90').
Kartona të verdhë: Sinani.
Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 7, Shefqet Sinani 6, Ramadan Cimili 6, Rifat Mehinoviq 6. Lubisha Trajkoviq 6, Edmond Rugova 5 (Vahedin Ajeti 6), Jusuf Tortoshi 5 (Petre Gruesvki), Ramiz Krasniqi 5, Agim Cana 5 dhe Zoran Batroviq 6.
Zhelezniçari: Xheliloviq 6, Berjani 7, Baliqi 6, Markoviq (Shabanoxhoviq 6); Çapliq 7, Komshiqi 7, Grabo 5, Odoviq 5, Paprica 6, Bazhdareviq 6 dhe Nikiqi 5 (Samarxhija  5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat