Genc Hyseni po rikthehet në shtëpinë e vjetër, synimi - rikthimi në elitë

Futboll

Genc Hyseni po rikthehet në shtëpinë e vjetër, synimi - rikthimi në elitë

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:26
Genc Hyseni

Genc Hyseni si futbollist i dëshmuar, ndërsa edhe si drejtor i dëshmuar sa ishte në skuadrën e Dinamos së Ferizajt!

Hyseni tani nuk do të jetë në Dinamo, po rikthehet në shtëpinë e vjetër, aty ku u kalit dhe u rrit si futbollist dhe bëri famë.

Me Genc Hysenin Ferizaj do të jetë edhe më i organizuar e më i fortë në realizimin e objektivave, shto përforcimet me futbollistë në afatin kalimtar dimëror. 

Vjosa kryeson me 31 pikë, ka një më shumë se Prishtina e Re dhe dy se Ferizaj e tri se Ulpiana.

Në bazë të kësaj renditje, pritet pranverë shumë e nxehtë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

Megjithatë Ferizaj do të përfitojë shumë nga Genc Hyseni që pritet të zyrtarizohet drejtor sportiv, për faktin se ka njohuri dhe është i dëshmuar si drejtor.

Ferizaj nuk e ka ndërmend të ndalet, synon të sjell risi tjera në ditët në vazhdim me president Lulzim Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat