Roberto pas “turpërimit” të Barçës: Jemi të trullosur

Futboll

Roberto pas “turpërimit” të Barçës: Jemi të trullosur

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:42
Roberto

Barcelona kishte shansin e artë për t’i shtuar një tjetër trofe palmaresit të saj, por “tanku” i Realit Madridi me “drejtues” dyshen Vinicius-Rodrigo i “shtypën” pa mëshirë, duke e vrarë ndeshjen që në minutat e para.

Rezultati final foli qartë, humbje turpëruese me shifrat 1-4.

Serxho Robert ishte më i gatshmi për të mbajtur një qëndrim para mediave pas disfatës së rëndë, duke u përpjekur të “ngjizë” shpresë për vazhdimësinë e sezonit:

“E vështirë për të përshkruar këtë humbjen në Superkupë.

Sigurisht që dëshpërimi ka prekur në gjirin tonë, por shpresoj se nuk do na dëmtojë. Jemi të zemëruar për gjithçka ndodhi, megjithatë të enjten do të zbresim në fushë në një tjetër kompeticion dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal, pavarësisht rrethanave.

Koha të mësojmë nga gabimet dhe disfatat. Duke njohur forcën e grupit dhe potencialin që gjendet në të, jam i bindur se do ringrihemi shumë shpejt.

Barça e ka në AND-në e saj fitoren, kështu që i drejtohem tifozëve se ndodhemi në garë për trofe të tjerë të rëndësishëm brenda dhe jashtë kufijve”, përfundoi kapiteni i kampionëve të La Ligës. Unionistas Salamanka rezulton testi i radhës për të besuarit e Ksavi Hernandez, në Kupën e Mbretit, për të vijuar me takimet delikate në ligë, aty ku të shtunën i pret Betis në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat