Benzema ngre padi

Futboll

Benzema ngre padi

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:37
Benzema

Pak ditë pas fillimit të luftës në Izrael, Karim Benzema kishte postuar në llogaritë e tij personale në rrjetet sociale një mesazh mbështetjeje për popullin e Palestinës. Pak orë më vonë, fituesi i Topit të Artë për vitin 2023, një futbollist i Al Ittihad, mori një sulm të dyfishtë nga politikanë të shquar francezë, të cilët bënë bujë me ato që thanë.

”Z. Karim Benzema ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane,” tha ministri i brendshëm francez Géral Darmanin në një transmetim televiziv, duke shkaktuar trazira sizmike në të gjithë Francën (dhe më gjerë).

Pak më vonë, deputetja Valerie Boyer (një kundërshtare e njohur e Islamit që ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e nënshtetësisë franceze për emigrantët myslimanë) kërkoi në një deklaratë zyrtare të pamundurën.

“Duke qenë se ai tregon simpati për ata që na shpallin luftë, të paktën le t’i hiqet Topi i Artë në një gjest simbolik”.

Gjithashtu eurodeputetja Nadine Morano e akuzoi publikisht për propagandë në favor të Hamasit. Të gjitha sa më sipër shkaktuan acarimin e Benzemës, i cili u kujdes që ta bënte publike përmes avokatit të tij, duke mohuar çdo lidhje me ekstremistët dhe duke paralajmëruar padi…

Tre muaj më vonë, dhe ndërsa francezo-algjeriani nuk po kalon ditët e tij më të mira në Arabinë Saudite ku po konkurron tani me Al Ittihad, Benzema ka ngritur një padi kundër Geral Darmanen dhe do të bëjë të njëjtën gjë kundër Moranos në ditët në vijim. Avokati i futbollistit ndërkombëtar në peticionin e tij thekson se pretendimi i ministrit i shkaktoi një dëm të madh nderit dhe reputacionit të tij, duke u bërë viktimë e “manipulimit politik” të futbollistit në lojërat e komunikimit të disave.

Benzema kërkon dëmshpërblim 12 mijë euro nga politikani francez të cilin nëse fiton do ta përdorë për bamirësi, ndërsa brenda javës pritet të ngrejë padinë ndaj Moranos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat