Pritet të rikthehet

Futboll

Pritet të rikthehet

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:41
Matijs de Ligt

Bajern Munihu ka marrë një tjetër lajm të keq sa i përket repartit të mbrojtjes, pasi kanë mbetur pa një futbollist shumë të rëndësishëm.

Mbrojtësi holandez Matijs de Ligt ka pësuar një lëndim gjatë kampit stërvitor që bavarezët po e mbajnë në Portugali gjatë këtyre ditëve. Ka qenë faqja zyrtare e Bayernit që ka konfirmuar lëndimit e holandezit në gjurin e majtë.

“Matijs de Ligt ka pësuar një dëmtim kapsulë në gjurin e majtë gjatë kampit stërvitor në Faro të Portugalisë. Diagnoza u konfirmua nga departamenti mjekësor i FC Bajernit pas një skanimi MRI atje.

Prandaj, mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për momentin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bajern Munihut,

Edhe pse Bajerni nuk e ka specifikuar se sa do të mbetet jashtë lojtari, besohet se ai do t’i humbas rreth pesë ndeshje. Rikthimi i De Ligt pritet të ndodhë në mes të muajit shkurt, në fakt në fazën vendimtare të Bajernit atëherë kur rikthehen edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat