Mazzarri: Duam të fitojmë Superkupën

Futboll

Mazzarri: Duam të fitojmë Superkupën

Më: 17 janar 2024 Në ora: 18:46
Mazzarri

Gjithçka gati në Rijad për Superkupën e Italisë, që këtë vit vjen me një risi, pasi për herë të parë do të zhvillohet në formatin e një mini-turneu me katër ekipe pjesëmarrëse.

Fiorentina, finaliste e Kupës së Italisë dhe Napoli fitues i titullit kampion do të përballen në gjysmëfinalen e parë, e planifikuar për të enjten në mbrëmje.

Trajneri Walter Mazzarri doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku preferoi të mos komentojë formatin e ri të Superkupës dhe paralajmëroi ndryshime në skemë e futbollistë.

“Për formatin duhet të përgjigjen të tjerët, që e kanë menduar më mirë kështu. Ajo që më takon mua, është të përgatis skuadrën në mënyrën më të mirë, për të marrë maksimumin.

Kemi studiuar disa ndryshime, por nuk do të jap më shumë detaje. Për ndeshjen e të enjtes kemi rikuperuar edhe Zielinskin e Cajuste”, u shpreh Mazzarri.

Napoli u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Salernitanën me një gol në shtesë nga Rrahmani, teksa presidenti De Laurentiis ka premtuar edhe një merkato të bujshme në janar, por duket e trajneri Mazzarri nuk dëshiron të shpërqendrohet.

“Nuk mendoj për merkaton, por të punoj me futbollistët që kam në dispozicion. Ishim shumë nervozë dhe shpresoj që triumfi ndaj Salernitanës të ketë kthyer qetësinë e duhur në ekip”, tha Mazzarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat