Paçarada i gatshëm për sfidën ndaj Dortmundit

Futboll

Paçarada i gatshëm për sfidën ndaj Dortmundit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 19:31
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi i Kosovës që luan për skuadrën e Koelnit në Bundesligën gjermane, Leart Paparada, e ka kompletuar stërvitjen e së mërkurës dhe ka lënë prapa lëndimin muskulor që e pati.

Kështu ka raportuar mediumi gjerman “Kicker”.

Paçarada në javën e kaluar jo gjithnjë ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por ai pritet të jetë i gatshëm për duelin e së shtunës kundër Dortmundit.

Koelni barazoi në ndeshjen e parë të këtij viti kundër Heidenheimit 1:1, kurse Dortmundi fitoi 3:0 në udhëtim te Darmstadti. Koelni është në pozitën e parafundit me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat