Laporta viziton ekipin dhe Xavi-n në stërvitje

Futboll

Laporta viziton ekipin dhe Xavi-n në stërvitje

Më: 17 janar 2024 Në ora: 19:47
Laporta

Barcelona po kalon një moment shumë delikat. Humbja kundër Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës, të zhvilluar në Riyadh ishte një goditje shumë e rëndë për katalanasit.

Mbi të gjitha, situata duket më e vështirë për trajnerin Xavi Hernandez, i cili është më i kritikuari nga shtypi spanjoll.

Për këtë arsye, sipas raportimeve nga Spanja klubi ka dashur menjëherë të përçojë besimin maksimal te skuadra dhe stafi teknik.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta shkoi në qendrën stërvitore, ku ka inkurajuar lojtarët si dhe i ka dhënë siguri trajnerit, në mënyrë që palët në fjalë të vazhdojnë të qetë punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat