Osimhen: Nuk jam i interesuar për një transferim në Premier League

Futboll

Osimhen: Nuk jam i interesuar për një transferim në Premier League

Më: 17 janar 2024 Në ora: 19:57
Osimhen

Victor Osimhen nuk është i interesuar për një transferim në Premier League, edhe pse e kërkojnë disa skuadra të njohura. Reagimin e ka bërë vetë sulmuesi direkt nga grumbullimi me kombëtaren nigeriane.

“E ardhmja? Tani për momentin kam plane të tjera për karrierën dhe nuk mendoj të transferohem në Premier League. Kur të vijë koha do të dini gjithçka”.

Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me De Laurentiis, jam i sinqertë dhe… i lumtur.

Ai ka qenë gjithmonë pranë meje që kur erdha te Napoli në vitin 2020 dhe nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh.

Ajo që ndodhi nuk kishte të bënte me marrëdhënien time me të apo familjen e tij”, deklaroi bomberi i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat