Belgu nuk i kursen kritikat ndaj trajnerit portugez

Futboll

Belgu nuk i kursen kritikat ndaj trajnerit portugez

Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:08
Nainggolan e Mourinho

Radja Nainggolan nuk kursen kritikat ndaj të shkarkuarit Jose Mourinho. Ish-lojtari i Romës sulmoi trajnerin portugez, duke mos lënë vend për asnjë alibi:

“Tifozëria është pas Mourinhos dhe ata janë aty, sepse ai bëri të mundur fitimin e një Conference League, që për mua nuk është një trofe që ka rëndësi pasi nuk ekzistonte tre vjet më parë, por është një trofe”.

“Më dhemb të shoh Romën në këtë pozicion. Unë shkova në stadium tri herë këtë vit dhe pashë një ekip që nuk kishte një goditje në portë”.

Nainggolan më pas shtoi: “Lojtarët janë gjithmonë përgjegjësit kryesorë, por në botën e futbollit trajneri është gjithmonë i pari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat