Felix nuk po bind më te Barcelona

Futboll

Felix nuk po bind më te Barcelona

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:25
Joao Félix

Një muaj e gjysmë më parë, Joao Félix pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Atlético Madridit, klub që zotëron kartonin e portugezit.

Në atë duel, sulmuesi portugez shënoi golin e shtatë të sezonit në fitoren 1-0. Që atëherë, megjithatë, marrëdhënia e Félix me Barçën filloi të përkeqësohej.

Portugezi e nisi titullar ndeshjen në vijim (një humbje e rëndë në shtëpi me Gironan me 2-4), më pas shënoi kundër Valencias në barazim (1-1) dhe ishte në formacion kundër Almerías, duke u zëvendësuar në pjesën e parë të asaj ndeshje, pas një loje të dobët.

Më pas ai ishte zëvendësues me Las Palmasin në kampionat, si dhe në dy duelet e Superkupës spanjolle, me Osasunan dhe Realin e Madridit. Pra  u kthye nga Arabia Saudite me statusin e qartë të zëvendësuesit, duke bërë që e përditshmja spanjolle AS të pretendonte se Félix është bërë “një patate e nxehtë” në skuadrën e Barcelonës.

Kjo pasi, në verë, Xavi synonte të nënshkruante me një mesfushor për të plotësuar largimin e Sergio Busquets dhe një lojtar që përmbushte kushtet ishte Bernardo Silva, por nënshkrimi i tij qe i pamundur.

U afruan Oriol Romeu dhe Ilkay Gundogan, ndërsa Fermín López u mor nga ekipi i dytë i Barcelonës.

As ka pohuar gjithashtu se marrëdhëniet e mira mes agjentit Jorge Mendes dhe drejtorit sportiv të “Blaugranave”, Deco, e lehtësuan huazimin e João Félixit, që nuk ishte kërkesë e shprehur nga Xavi.

Pavarësisht nisjes shumë të mirë të sezonit, rënia e rendimentit të portugezit e ka ulur ndjeshëm mundësinë që Barcelona ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Mbetet për t’u parë se si do të jenë statistikat e Félixit për gjysmën e dytë të sezonit, pasi duket e pamundur që ai të llogaritet si lojtar për të ardhmen e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat