Immobile: Kam refuzar oferta nga Arabia

Futboll

Immobile: Kam refuzar oferta nga Arabia

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:45
Ciro Immobile

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka pranuar në konferencën për shtypin para gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, kundër Interit, se ka pasur oferta shumë të rëndësishme ekonomike nga Arabia Saudite.

“Arabia, në të ardhmen? Është një kampionat që po rritet, edhe infrastruktura është përmirësuar shumë. Të gjithë po i hedhin sytë nga Arabia. Në të kaluarën kam pasur bisedime për t’u transferuar në këtë kampionat, por më pas asgjë.”

Sipas Immobile, ishin dy klube arabe që bënë oferta konkrete:

“Jam munduar të jem sa më i ndershëm me veten dhe të tjerët. Vendosa të qëndroja te Lazio për të çuar përpara një projekt të rritjes së skuadrës dhe të klubit.”

“E ndiejmë peshën e ndeshjes.

Kemi pak kohë për t’u përgatitur takimet. Jemi krenarë për rrugëtimin tonë dhe që kemi arritur deri këtu. Si ndihem? Më mungon pak ritmi i garës, ishte shumë e rëndësishme që luajta 15 minuta kundër Lecces. Jam stërvitur për të qenë në maksimum  për këtë ndeshje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat