Avokati i Benzemas: Askush nuk thotë asgjë për Giroudin

Futboll

Avokati i Benzemas: Askush nuk thotë asgjë për Giroudin

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:49
Benzema

Hugues Vigier, avokati i Karim Benzema, ka folur për ‘RMC Sport’, duke sqaruar situatën e klientit të tij.

Ndër temat e trajtuara ishin deklaratat e Gérald Demanin tetorin e kaluar.

Ministri i Brendshëm e kishte akuzuar Benzema për lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, një nga organizatat më të rëndësishme islamike, por e shpallur e jashtëligjshme sepse konsiderohet organizatë terroriste.

Vigier thotë: “Karim Benzema nuk ka asnjë lidhje me ‘Vëllazërinë Myslimane’, kjo është absurde. Thuhet se ai ka ndërmarrë një lloj prozelitizmi, sepse tregon praktikën e tij të Islamit në rrjetet e tij sociale.

Po Oliver Giroud, i cili në intervista shpjegon se ka një psalm nga Bibla të tatuazhuar në krahun e tij, që lutet para çdo ndeshjeje dhe se ia kushton jetën Zotit?

Nuk më trondit ky fakt, por ai është i krishterë dhe nuk është problem. Kur bëhet fjalë për Olivier Giroud nuk është problem, kur është Karim Benzema… Edhe ai thotë se është besimtar, por i përket një feje tjetër, që për mua nuk është problem.

Të gjithë muslimanët stigmatizohen nëpërmjet Karim Benzema.

A nuk ka të drejtë të thotë se është i lumtur të bëjë pelegrinazh në Mekë, kur të tjerët kanë të drejte të thonë se shkojnë në pelegrinazh në Chertres apo Lourdes? Duhet të kemi të njëjtin respekt për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat