Henderson bën kontollin mjekësor te Ajax

Futboll

Henderson bën kontollin mjekësor te Ajax

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:04
Henderson

Jordan Henderson tashmë iu është nënshtruar kontollit mjekësor te skuadra holandeze Ajax, ka raportuar AFP. 

Ka qenë trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, i cili ka kërkuar futbollistit largimin nga skuadra saudite, Al-Ettifaq, në mënyrë që futbollisti ta gjejë një skuadër evropiane dhe të përgatitet për të luajtur në Euro 2024. 

"Henderson erdhi vonë në ditën e parë të kampit në Abu Dhabi. Ai stërviti për dy ditë, më pas humbi stërvitjen e djeshme, duke u nisur për në Dubai për t'iu nënshtruar kontrollit mjekësor me Ajax", tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti për AFP.

“Lojtari e arsyetoi dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi me kërkesën e trajnerit të Kombëtares së Anglisë për t'u transferuar në një klub evropian, për të qenë në gjendje të marrë pjesë në Kupën Evropiane (Euro 2024)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat