Krasniqi e Hasani të lumtur që janë pjesë e Rapidi

Futboll

Krasniqi e Hasani të lumtur që janë pjesë e Rapidi

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:39
Pamje nga prezantimi

Dy prej katër përforcimeve të dimrit te Rapidi i Bukureshtit, Ermal Krasniqi e Florent Hasani, kanë insistuar se synimi i tyre është titulli i kampionit të Rumanisë.

Krasniqi dhe Hasani janë prezantuar të enjten te Rapidi së bashku me dy përforcimet e tjera të janarit, si dhe kanë folur në prag të rifillimit të pjesës së dytë të kampionatit rumun. Të premten nis stinori pranveror, ku do të zhvillohen dy ndeshje.

Rapidi e pret në shtëpi skuadrën e Craiovas, në duelin që starton prej orës 19:00. Aktualisht, Rapidi është i katërti në tabelë me 33 pikë, 11 më pak se FCSB-ja që prin në tabelë.

Krasniqi iu bashkua Rapidit nga Cluji, ndërsa Hasani nga skuadra e Tiranës.

Ata do të jenë bashkëlojtarë me sulmuesin Albion Rrahmani, i cili në fillim të këtij edicioni u transferua nga skuadra e Ballkanit. Edhe Rrahmani do të jetë i gatshëm për lojë të Rapidi, pasi tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi me Kosovën muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat