Napoli - Fiorentina, formacionet

Futboll

Napoli - Fiorentina, formacionet

Më: 18 janar 2024 Në ora: 19:20
Formacionet

Napoli-Fiorentina është gjysmëfinalja e parë në Superkupën e Italisë, sfidë e cila luhet në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Trajneri i të kaltërve, Walter Mazzarri e nis ndeshjen me një risi teksa ndryshon modulin duke propozuar një skemë me tre në mbrojtje, ku titullar si gjithnjë është Rrahmani.

Si pasojë e këtij ndryshimi taktik është penalizuar fantazisti Piotr Zielinski, që do ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë, në sulm aktivizohet nga minuta e parë Simeone që do të ketë edhe mbështetjen e Kvaratskhelia dhe Politanos.

Sa i takon kampit vjollcë, trajneri i Fiorentinës, Italiano e rreshton skuadrën me skemën 4-2-3-1, teksa Ikone, Bonaventura dhe Brekalo do të jenë në mbështetje të sulmuesit Beltran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat