Barcelona nuk lejon befasi në Salamanca, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Barcelona nuk lejon befasi në Salamanca, kualifikohet në çerekfinale

Nga: K. G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:22
Pamje nga ndeshja

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. 

Katalunasit nuk lejuan befasi, duke e mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e kategorisë së ultë (kategoria e tretë), Unionistas. 

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Gomez në minutën e 31-të. 

Në fund të pjesës së parë, u barazua rezultati me golin e Torres. 

Futbollistët Kounde në minutën e 69-të e Balde në atë të 73-tën, shënuan për triumfin 1:3 të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat