Mendes zbulon prapaskenat për Mourinhon: U habita, nuk e prisja

Futboll

Mendes zbulon prapaskenat për Mourinhon: U habita, nuk e prisja

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:44
Jose Mourinho

Agjenti i Jose Mourinhos, Jorge Mendes ka bërë disa deklarata për “Gazzetta dello Sport”.

Jorge Mendes, cili ishte reagimi juaj kur mësuat për shkarkimin e Mourinhos?

"U habita, nuk e prisja. Para se të vazhdoj, më lejoni të them diçka", theksoi Mendes.

Ju lutem…

"José ishte trajneri i parë te Manchester United që fitoi tre trofe pas ciklit të madh të Sir Alex Ferguson dhe David Gill, me një ekip që nuk ishte në nivelin e atij të Beckham dhe kampionëve të tjerë të së kaluarës. José u kthye te Chelsea dhe e fitoi përsëri Premier League.

Me Tottenham u shkarkua para se të luante në finalen e ‘Carabao Cup’. Me të, Roma fitoi përsëri një kompeticion evropian (2021-2022, Conference League) pas nuk e di sa vitesh. Mourinho është një trajner fitues", tha Mendes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat