Ten Hag e dënon futbollistin e tij

Futboll

Ten Hag e dënon futbollistin e tij

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:01
Erik Ten Hag

Manchester United nuk po kalon momente të mirë këtë edicion, derisa as atmosfera në ekip nuk është më e mira e mundshme.

Një nga futbollistët jashtë forme është Anthony Martial, i cili edhe lëndohet shpesh.

Është trajneri Erik Ten Hag, i cili ka urdhëruar që sulmuesi të kryejë stërvitje individuale për të rifituar formën dhe gjendjen e duhur fizike.

Francezi ka mbetur jashtë fushës së lojës për shkak të një problemi shëndetësor dhe ende nuk është rikuperuar.

Lojtarit do t’i duhet kohë të rifitojë formën e tij dhe për këtë Ten Hag ka kërkur që të stërvitet edhe idividualisht.

Matialit i përfundon kontrata në fund të këtij sezonit dhe e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet në pikëpyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat