Egnatia shkon në Kukës pa “frikë”

Futboll

Egnatia shkon në Kukës pa “frikë”

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:25
Egnatia

Kukësi do të presë ditën e sotme Egnatian në shtëpi për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30.

Një ndeshje në të cilën ekipet “luftojnë” për objektiva të ndryshëm. Kukësi kërkon të dalë nga kriza dhe të largohet sa më shumë nga fundi i tabelës, në krahun tjetër të besuarit e Edlir Tetovës kërkojnë 3 pikët që të vazhdojë “marshimin” si “kokë” kampionati.

E shkuara në transfertat kuksiane për Egnatian nuk është me nota pozitive, por as negative. Në 7 ndeshje të zhvilluara në Kukës mes këtyre dy ekipeve, rrogozhinasit kanë fituar në 3 raste.

Verilindorët në krahun tjetër kanë triumfuar 3 herë, ndërsa një sfidë ka përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat