Milan gjen sulmuesin për sezonin e ri

Futboll

Milan gjen sulmuesin për sezonin e ri

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:39
Ben Sesko

Milan është ende në kërkim të një sulmuesi goli për sezonin e ardhshëm.

Identikiti kryesor përshtatet me atë të sulmuesit slloven Ben Sesko, i cili mbush 21 vjeç në maj. Ky i fundit është një kandidat serioz për t’u bërë objektivi numër 1 i Milanit në verë.

Milani ka një prioritet për verën: Blerjen e një “numri 9” të së ardhmes së tij. Olivier Giroud mund të qëndrojë, por nuk mund të mbetet titullar, pasi në shtator do të mbushë 38 vjeç dhe ka mundësi që në pranverë të vendosë të thotë lamtumirë.

Sesko është një qendërsulmues fizik, gati për t’u shënuar në zonën kundërshtare. Te Milan e dinë se do të duhet të shpenzojnë shumë për gjetjen e një sulmuesi goli, sepse ata janë të shtrenjtë.

Slloveni Ben Sesko është emri i parë në listë sepse ka fizik, goditje, talent. Natyrisht, nuk është garanci. Verën e kaluar ai u transferua nga Salzburgu në Leipzig për mbi 20 milionë euro, por në Gjermani po luan më pak se sa pritej.

Në kampionat, 4 ndeshje si titullar dhe 3 gola; në Champions 2 ndeshje si titullar dhe 2 gola. Slloveni është teknik, përdor mirë këmbët është i shpejtë dhe ka këmbë të gjata (195 centimetra). Skuadra gjermane e vlerëson 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat