​Gjithçka që duhet të dini për Superkupën e Kosovës

Futboll

​Gjithçka që duhet të dini për Superkupën e Kosovës

Më: 19 janar 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Dita e nesërme, e shtune e 19 janarit, e sjell përballjen mes Ballkanit dhe Prishtinës për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në “Mardan Palace Stadium” të Aksus të Antalisë në Turqi.

Të dy skuadrat tash e disa ditë po kryejnë përgatitjet në Turqi, dhe pritet që nesër të tregojnë lojë të bukur, me qëllimin e vetëm te trofeu.

Sot u bë tërheqja e shortit për skuadrën e cila do të jetë në rolin e vendasit, ku Ballkani do ta ketë këtë epitet dhe do të paraqitet me fanellat vendase, kurse Prishtina do të dalë në fushë me fanellat mysafire.

Kjo ndeshje i paraprinë stinorit pranveror në futbollin kosovar, që nis në fillim të muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat