De Laurentiis rrezikon si Agnelli prej “fitimeve kapitale”

Futboll

De Laurentiis rrezikon si Agnelli prej “fitimeve kapitale”

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:27
De Laurentiis

Një tjetër fazë në çështjen e gjatë dhe të ndërlikuar të fitimeve kapitale fiktive. Këtë herë në qendër është Napoli dhe çështja Osimhen.

Prokuroria e Romës, në fakt ka mbyllur hetimin e hapur pak kohë më parë ndaj presidentit Aurelio De Laurentiis, i cili u hetua për kontabilitet të rremë shtatorin e kaluar.

Sulmuesi u ble nga Lille në vitin 2020 për 71.2 milionë euro, megjithatë dërgimi i katër lojtarëve në Francë (tre prej të cilëve, Palmieri, Liguori dhe Manzi, që u zhdukën shpejt nga radarët e futbollit) vlerësohej në 20 milionë euro.

De Laurentiis tani ka 20 ditë kohë për t’u marrë në pyetje ose për të bërë një deklaratë mbrojtëse, më pas Prokuroria do të vendosë nëse do ta mbyllë çështjen (e vështirë në këtë pikë) apo ta dërgojë në gjyq.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Napolit u zhvendos në Romë në gusht, ku u miratua buxheti i klubit blu. Presidenti nuk është i vetmi nën hetim, por edhe menaxherë të tjerë, duke përfshirë gruan, dy fëmijët dhe disa anëtarë të Bordit të Drejtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat