Ballkani - Prishtina, luftojnë në tokën turke për trofeun e Superkupës së Kosovës 

Futboll

Ballkani - Prishtina, luftojnë në tokën turke për trofeun e Superkupës së Kosovës 

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:06
Pamje nga një ndeshje

Kampioni Ballkani i Therandës dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina, luftojnë në tokën turke për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja luhet nesër (11.00) në stadiumin “Merdan Palace” në Antalia.

Dy skuadrat më të mira në vendin tonë diskutojnë për trofeun e parë në vitin 2024.

FC Prishtina shpreh optimizmin për këtë sfidë të madhe.

“Prishtina nesër lufton për trofeun e 30-të në histori.

Nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, FC Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa. 

Prishtina dhe Ballkani deri më tani janë ndeshur vetëm në një finale të madhe, në kuadër të Kupës në vitin 2020 ku bardhekaltrit kishin triumfuar minimalisht, 1:0.

Dy skuadrat, nga viti 1999, janë ndeshur në 29 përballje. Prishtina ka fituar 11 ndeshje, 8 baras dhe Ballkani 10 fitore me goldallim pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.

Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Ukës dhe Hamitit.
Kryeqytetasit, trofeun e fundit të Superkupës së vitit 2020 kanë fituar në Antalya, kundrejt Dritës (3:1) aty ku nesër në stadiumin “Merdan Palace” synon trofeun e 30-të në histori”,
shkruan në faqen e FC Prishtina.
Ballkani është gati për këtë sfidë. 

“Nesër me fillim në orën 11:00 me kohën lokale të Kosovës (13:00 të Turqisë), përballemi me Prishtinën në Superkupë. 

Ky është trofeu i parë për vitin 2024 që e synojmë, andaj djemtë tanë fantastikë janë gati për ta shfaqur një ndeshje të madhe, në mënyrë që Superkupa të mbetet në Suharekë”, shkruan në faqen e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat