Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në tokën turke 

Futboll

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në tokën turke 

Nga: K.Goca Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:49
Prishtina

Prishtina është fitues i Superkupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit, në finalen e Superkupës së Kosovës, që u luajt në Antalia të Turqisë.

Prishtina e nisi me trofe vitin 2024.

Image

Pamje nga finalja

Ndeshje e luftuar në stadiumin “Merdan Palace” në Antalia.

Prishtina kaloi në epërsi në fillim të pjesës së parë. 

Image

FC Prishtina

Falë golit të Egzon Sinani në minutën e 10-të.

Në minutën e 46-të Leotrim Kryeziu realizoi me kokë për 2:0.

Në minutën e 79-të, Krenar Dulaj ngushtoi humbje në 2:1.

Ballkani i Ilir Dajës luftoi deri në fund por nuk e barazuan rezultatin ndaj Prishtinës që luajti shumë mirë.  

Kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, nuk ia doli në duel me fituesin e Kupës së Kosovës, Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat