Inteligjenca artificiale përzgjedh top-formacionin e historisë së futbollit

Futboll

Inteligjenca artificiale përzgjedh top-formacionin e historisë së futbollit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:29
Formacioni

Cila është njëmbëdhjetësha (top-formacioni) më e fortë e të gjitha kohërave në futboll? Revista “Four Four Two” pyeti “Chat GPT”, inteligjencën artificiale që është bërë e njohur në botë prej disa kohësh.

“AI” ka zgjedhur dy futbollistë ende aktive në këtë top-formacion, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, plus 9 legjenda të tjera nga e kaluara e këtij sporti magjik.

Formacioni më i mirë në histori është përzgjedhur sipas modulit 4-1-4-1, me Pelé në qendër të sulmit, i mbështetur nga Zidane, Messi, Maradona dhe Cristiano Ronaldo.

Vetëm një italian figuron në këtë 11-she ideale, Paolo Maldini. Shumë të njohur të tjerë të vjetër nga kampionati italian janë aty: nga Cafu te Roberto Carlos, por jo vetëm kaq.

Ky është top-formacioni historik i futbollit, i zgjedhur nga inteligjenca artificiale (4-1-4-1): Yashin – Cafu, Beckenbauer, Maldini, Roberto Carlos – Cruyff; Zidane, Messi, Maradona, Cristiano Ronaldo – Pele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat