Tefik Osmani goditet me shishe në fytyrë

Futboll

Tefik Osmani goditet me shishe në fytyrë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:41
Vllaznia

Tefik Osmani goditet me shishe në fytyrë!

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme përballë Erzenit në kampionat falë një goli të Stojanoviç në minutën e 87’.

Gjithsesi një moment i turpshëm ka ndodhur gjatë festës së golit, pasi në stolin e shkodranëve fluturoi një shishe, e cila goditi Tefik Osmanin në fytyrë.

Kjo gjë bëri që drejtori sportiv i kuqebluve të binte në tokë, teksa reagimet nga stoli në drejtim të tifozëve që ndodheshin në tribunë nuk munguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat