Mbappe mesazh special për yllin e Milan-it

Futboll

Mbappe mesazh special për yllin e Milan-it

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:40
Mbappe

Janë shpallur njëmbëdhjetë lojtarët që janë pjesë e Skuadrës së Vitit (Team Of The Year) të FC24, titull futbollistik i EA Sports.

Në formacionin tipik ka vend edhe për milanistin Theo Hernandez, i cili ka falënderuar kështu në rrjetet sociale:

“I lumtur që jam në ekipin e vitit FC24. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe këtë vlerësim”.

Mes shumë komenteve të marra nën postimin e tij në Instagram ka qenë edhe ai i mikut dhe shokut të tij të skuadrës te Franca, Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së komentoi: “Më jep disa asiste të bukura eh”, të shoqëruar me disa emoji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat