El Shaarawy: Tifozët të zhgënjyer për shkarkimin e Mourinhos

Futboll

El Shaarawy: Tifozët të zhgënjyer për shkarkimin e Mourinhos

Më: 20 janar 2024 Në ora: 21:11
El Shaarawy

Daniele De Rossi e nis me fitore rrugëtimin te Roma dhe atë e bën në suksesin 2-1 ndaj Verona-s.

Duke folur pas këtij takimi, njëri prej lojtarëve të Roma-s, El Shaarawy theksoi se e di që tifozët ndjehen të zhgënjyer për shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho, por sipas tij sot duhej të fitonin.

“Ka një zhgënjim nga ana e publikut për periudhën që po kalojmë dhe për shkarkimin e Mourinhos, sot ishte e rëndësishme të riktheheshim në këtë mënyrë, pra të bashkuar.

Ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar dhe një grup që ka punuar, që kur dalim në fushë bëjmë më të mirën për Roma-n.

Këto kohë u përballëm me një moment të vështirë, por të gjithë duhet të ecim përsëri së bashku sepse duam të mirën e Romës. Sot fituam dhe jemi të lumtur”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat