Ancelotti flet për Vinicius Jr

Futboll

Ancelotti flet për Vinicius Jr

Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:33
Ancelotti e Vinicius

Pas paraqitjes së tij heroike kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, Vinicius u kthye në atë që është këtë sezon.

Kundër Atletico Madridit, ai debatonte shpesh me zyrtarët dhe ankohej për disa vendime, duke shfaqur cilësitë e tij më të këqija si lojtar.

Ancelotti ishte gjithashtu i pakënaqur me qëndrimin e brazilianit në disa episode të përballjes së fundit të Copa del Rey, por në konferencën e sotme për shtyp, italiani ka thënë se ka biseduar të martën me lojtarin, jo pas ndeshjes me Atletico Madridin.

“Hera e fundit që folëm një për një me Vinicius Junior ishte të martën, pas Superkupës në të cilën ai shënoi një hat trick.

E falenderova për hat-trick dhe dua ta falenderoj për atë që po përpiqet të bëjë. Tashmë ia kam thënë gjërat që duhet të përmirësojë”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat