Jusufi përforcon Voska Sportin

Futboll

Jusufi përforcon Voska Sportin

Nga: K.G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga prezantimi

Skuadra shqiptare Voska Sport ka prezantuar përforcimin e ri, ish sulmuesin e Gostivarit, Fatjon Jusufi.

28-vjeçari Jusufi e fitoi kampionatin maqedonas gjatë vitit të kaluar me Strugën Trim, për ta kaluar pjesën vjeshtore të sezonit 2023 në Gostivar, prej ku tani kalon në Voska Sport.

“Fatjon Jusufi është emri më i ri që i bashkohet familjes së FC Voska Sport.

Edicionin e kaluar i njëjti ishte shpallur kampion me Struga Trim Lum, ndërsa 6 muajt e fundit luajti me fanellën e Gostivarit.

Eksperienca e tij në elitën e futbollit vendor, ku numëron plotë 200 ndeshje, pritet të shtojë konkurrencën në skuadrën tonë, që thuajse ka formuar boshtin e skuadrës për pjesën pranverore, edhe pse deri në fund të merkatos nuk përjashtohet edhe ndonjë emër shtesë” - njoftojnë nga Voska Sport.

Në karrierën e tij, Jusufi ka luajtur edhe për Renovën dhe Shkupin, si dhe për Partizanin e Tiranës në Shqipëri dhe klubin armen të ligës së parë Shirak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat