Mourinho i gatshëm të pranojë ofertën e klubit arab, por ka vetëm një kusht

Futboll

Mourinho i gatshëm të pranojë ofertën e klubit arab, por ka vetëm një kusht

Më: 21 janar 2024 Në ora: 09:09
Jose Mourinho

Burime të ndryshme kanë pretenduar se Jorge Mendes ka konfirmuar se Jose Mourinho është i gatshëm që të pranojë ofertën e klubit arab Al-Shabab, por vetëm me një kusht.

Tekniku portugez më herët kishte refuzuar mundësinë për të punuar në Ligën Saudite, sepse ishte i vendosur për ta çuar deri në fund kontratën e tij me Romën, madje edhe ta zgjasë atë.

Sidoqoftë, ai u shkarkua këtë javë dhe tani është i lirë që të marrë pozicionin e trajnerit tek Al-Shabab.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, negociatatat janë duke vazhduar mirë me drejtuesit e klubit arab.

Gazetari arab Turki Alghamdi ka thënë se ai ka folur direkt me agjentin Jorge Mendes, i cili i ka konfirmuar atij se Mourinho ka dhënë pajtimin e tij që t’i bashkohet Al-Shababit, por vetëm me një kusht.

Kërkesa e Mourinhos është që klubi të jetë në gjendje të transferoje yje të mëdhenj të futbollit botëror.

Al-Shabab momentalisht gjendet në pozitën e 11-të në Ligën Saudite dhe ka disa lojtarë të njohur në radhët e tyre si Ever Banega, Yannick Carrasco dhe Roman Saiss.

Përveç klubit arab, interesim për të nënshkruar me Mourinhon më herët është raportuar se ka pasur edhe Newcastle United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat