Befason Al Nassr, super ofertë për yllin e Premier League

Futboll

Befason Al Nassr, super ofertë për yllin e Premier League

Më: 21 janar 2024 Në ora: 14:44
Cristiano Ronaldo

Tottenham ka refuzuar një ofertë nga skuadra saudite e Cristiano Ronaldos për Emerson Royal.

Al-Nassr bëri një ofertë – që besohet të jetë rreth 20 milionë sterlina – për brazilianin.

Ata mendohet se po vlerësojn të bëjnë një ofertë të re për mbrojtësin.

Royal, 25 vjeç, besohet se është i lumtur në Londër.

Ai është pas Pedro Porros në rendin e mbrojtësve në krahun e djathtë.

Por ai e ka dëshmuar veten se është një lojtar i aftë për të luajtur edhe në krahun e majtë dhe si qendërmbrojtës këtë sezon kur lojtarët e tjerë janë dëmtuar.

Royal kohët e fundit tha se ai tani e sheh qendërmbrojtësin si një nga pozicionet e tij të reja, pasi ka ecur mirë atje muajt e fundit.

Ange Postecoglou gjithashtu e vlerësoi brazilianin si një nga tre lojtarët e tij më të mirë në fillim të këtij sezoni, së bashku me Ben Davies dhe Oliver Skipp.

Spurs e morën Royal nga Barcelona për vetëm 26 milionë sterlina në vitin 2020.

Që atëherë ai ka luajtur 95 ndeshje për klubin.

Këtu përfshihen edhe 18 ndeshje këtë sezon.

Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste gjatë kohës së tij me Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat