Ismajli 90 minuta në fushë, një polak nderon Empolin

Futboll

Ismajli 90 minuta në fushë, një polak nderon Empolin

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:09
Empoli

Empoli fitoi me shifrat 3-0 në shtëpi përballë Monzës. Ishte një sfidë të cilën vendasit nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim duke qenë se e gjetën rrugën e rrjetës dy herë në pjesën e parë.

Ai që zhbllokoi sfidën ishte Zurkoëski në minutën e 13, ndërsa polaku shënoi edhe në të 38-tën për të dyfishuar rezultatin.

Në fraksionin e dytë, Zurkoëski kompletoi tripletën dhe pasditen e shkëlqyer me Empolin ndërsa vendosi në kasafortë tre pikë shumë të rëndësishme.

Për Empolin në këtë ndeshje Ardian Ismajli u aktivizua për 90 minuta ndërsa pati kohë edhe për Stiven Shpendin që u aktivizua në minutën e 69. Pas kësaj fitoreje, Empoli ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të 19 ndërsa nga ana tjetër, Monza renditet e 11 me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat