“The Sun” shkruan për sulmuesin shqiptar

Futboll

“The Sun” shkruan për sulmuesin shqiptar

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:13
Armando Broja

Armando Broja duket gjithmonë e më afër largimit nga Chelsea, pasi sulmuesi i Kombëtares duket se nuk është në planet e Pochettinos.

Siç raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, duket se drejtuesit e klubit nga Londra më në fund kanë marrë një vendim për të ardhmen e 22-vjeçarit kuqezi.

Sipas saj, Chelsea do ta lërë Brojën  të largohet në janar i huazuar, por vetëm me një kusht, nëse shitet verën e ardhshme për plot 40 milionë euro.

Deri tani për të janë interesuar West Hem, Fulham, Wolves dhe së fundmi Aston Vila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat