Frosinone siguroi tri pikë të arta përballë Cagliarit, duke fituar 3-1 me përmbysje. Skuadra e Di Francescos u rikthye te suksesi në Serie A pas 8 ndeshjesh.
Të parët kaluan në avantazh sardët me Ibrahim Sulemana (26’), Vendasit shënuan në shtesat e së parë, por goli i Enzo Barrenecheas u anuluan nga VAR-i.
Frosinone nuk u dorëzua dhe zhvilloi një pjesë të dytë fantastike, gjatë së cilës realizoi 3 gola.
Me autorë Luca Mazzitelli, Matias Soule (eurogol) dhe Kaio Jorge.
Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic nuk u aktivizuan për skuadrën vendase, duke e ndjekur gjithë ndeshjen nga stoli.
Frosinone është ngjitur përkohësisht në vendin e 13-të me 22 pikë, ndërkohë që Cagliari i Ranierit mbetet në vendin e katërt nga fundi. Një pikë mbi zonën e ftohtë,