Vata gjen rrugën e rrjetës me ekipin e parë të Celtic-ut

Futboll

Vata gjen rrugën e rrjetës me ekipin e parë të Celtic-ut

Më: 21 janar 2024 Në ora: 20:27
Roko Vata

Mbrëmja e sotme do të mbahet mend gjatë nga talenti Roko Vata, i cili gjeti golin e parë me fanellën e ekipit të parë të Celticur.  

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, u aktivizua në pjesën e dytë në duelin e Kupës së Skocisë ndaj modestëve të Buckie Thistle, teksa në minutën e 76-të, Roko Vata vulosi sfidën duke shënuar golin e pestë në triumfin 5-0 që Sëlltik arriti në shtëpi, në duelin e vlefshëm për raundin e 1/16-ave.  

18-vjeçari shqiptar, ndoqi bukur aksionin, duke shndërruar në gol një asist të Xhonston nga e djathta.

Në momentin e realizimit, Roko fitoi edhe duartrokitjet e trajnerit Brendan Roxhers, që u duk tepër i kënaqur nga paraqitja e shqiptarit, që konsiderohet si një nga talentet më premtues në arenën europiane të futbollit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat