Kamberi, Krasniqi, Avdullahu e Kololli - titullarë në derbin e madh të Zvicrës

Futboll

Kamberi, Krasniqi, Avdullahu e Kololli - titullarë në derbin e madh të Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:35
Benjamin Kololli në veprim

Zurich – Basel ndahen (0:0) në derbin e madh të javës së 19-të të elitës së futbollit zviceran.

Ndeshje u zhvillua në stadiumin “Letzigrund” para 20.491 shikuesve.

Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi u paraqitën nga minuta e parë për Zurich-un dhe Leon Avdullahu e Benjamin Kololli titullarë për Baselin.

Kololli debutoi për Baselin dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.

Kamberi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 36-të, Krasniqi në atë të 56-tën dhe Avdullahu në të 76-tën.

Zurich është në vend të tretë me 32 pikë e Baseli në të 11-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat