Lautaro: Finalet luhen ndryshe

Futboll

Lautaro: Finalet luhen ndryshe

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:12
Lautaro

Një gol sa një trofe, po jo vetëm. Rrjeta e Lautaro Martinezit shërbeu jo vetëm për të sjellë në Milano trofeun e Supekrupës së Italisë, por i shërbeu edhe vetë argjentinasit për të ngritur në qiell trofeun e parë të tij si kapiten i zikaltërve dhe për të mbërritur rekordin e Kristian Vierit.

Në Riad “lojtari i ndeshjes” mbërriti në kuotën e 123 golave me fanellën e Interit duke u renditur në vendin e nëntë të golashënuesve më të mirë të historisë zikaltër.

Festë dhe krenari pas ndeshjes për 26- vjeçarin që nuk fshehu gëzimin, por as përgjegjësinë për të mbajtur skuadrën me këmbë në tokë.

Kulmi i një ndeshjeje shumë të komplikuar? Sa peshon trofeu?

E dinim që Napoli ishte një kundërshtar i denjë që na vuri në vështirësi, por e merituam.

Peshon shumë, ishte objektivi i parë i sezonit.

Finalet luhen ndryshe, ne e kuptuam, besuam deri në fund dhe mendoj tashmë dimë t’i luajmë finalet. Jam krenar për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat