Benzema detyrohet të stërvitet vetëm

Futboll

Benzema detyrohet të stërvitet vetëm

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:02
Karim Benzema

Është e qartë tashmë që Karim Benzema nuk po kalon ditët e tij më të mira tek Al Ittihad.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme për një largim të mundshëm nga Arabia Saudite, por sulmuesi francez u rikthye të stërvitet në qytetin Jeddah, ndërsa shokët e skuadrës gjenden kilometra larg, në Dubai, ku po kryejnë një fazë përgatitore në prag të fillimit të kampionatit, me sfidën e radhës në 7 shkurt përballë Al Taee.

Benzema u rikthye të enjten e kaluar në Arabinë Saudite, një javë me vonesë, dhe tekniku Gallardo vendosi që ta dënojë në këtë mënyrë.

Sulmuesi u tha drejtuesve të klubit se u vonua për shkak të një cikloni që goditi Ishujt Mauritius, ku po kalonte pushimet.

Në të vërtetë Benzema u largua nga skuadra në fund të vitit 2023, duke munguar (pa marrë leje) në tre stërvitjet e fundit të skuadrës para pushimeve të fundvitit. Gjithçka ndodhi pas humbjes përballë Al Nassr të Cristiano Ronaldos në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat