Osimhen tremb Napolin: E kam një plan, por të mbyll mirë sezonin

Futboll

Osimhen tremb Napolin: E kam një plan, por të mbyll mirë sezonin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:58
Osimhen

Pas një sezoni ëndrrash, momenti i Napolit dhe më konkretisht i Osimhenit duket një makth.

Vitin e kaluar klubi napolitan u shpall kampion i Italisë dhe sulmuesi, i cili shënoi 26 gola, ishte lojtari më i mirë i kompeticionit.

Në 2023/24, “Partenopei” janë në vendin e nëntë dhe nigeriani, mes formës së dobët dhe problemeve me klubin, mund të jetë penduar për rinovimin e kontratës dhe rritjen e klauzolës së lirimit në 130 milionë euro. Dhe fjalët e ij duket se e vërtetojnë këtë.

Gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, një kompeticion në të cilin Osimhen po merr pjesë me Nigerinë e José Peseiros, sulmuesi u intervistua për të ardhmen e tij.

“Unë tashmë e kam vendosur dhe kam një plan. E di se çfarë dua të bëj. 60% e njerëzve dëgjuan thashethemet verën e kaluar për Premier League, që është më e mira në botë.

Dua ta mbyll këtë sezon në një mënyrë pozitive në Napoli dhe më pas të vë në praktikë vendimin që kam marrë tashmë”.

Fjalët, qoftë edhe tërthorazi, bëjnë të besohet se po vjen fundi i përvojës së Osimhenit te Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat