Strakosha i mërzitur nga stoli

Futboll

Strakosha i mërzitur nga stoli

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:12
Strakosha

“Kam Europianin përpara, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, ishte deklarata e bujshme e Thomas Strakoshës pak ditë më parë, duke shfryrë në një farë mënyre për qëndrimin e gjatë në stol dhe mundësinë e munguar për të qenë titullar te klubi anglez.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lacion, kaloi në Premier Ligë në verën e 2022-it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje.

Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja te Arsenali, mbërriti Fleken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol.

Kjo ka sjellë pakënaqësi, aq sa disa media në platformën “X”, (ish- ”Twitter”), kanë raportuar që disa klube në Serinë A janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, mund të huazohet në javën e fundit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat