Te Bayern Mynih punohet pa pushim për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe dy ojektivat kryesorë të klub it janë Ronald Araujo dhe Kerian Trippier. I pari luan me Barcelonën në Spanjë, ndërsa i dyti me Newcastle në Angli.
Edhe pse bavarezët kanë bërë ofertat e para për këta dy futbollistë, përgjigjet e ardhura kanë qenë negative. Bayern e përmirësoi ndjeshëm ofertën për 33-vjeçarin Trippier, por në të dyja rastet përgjigjja ka qenë negative nga Newcastle.
Tuchel i ka thënë klubit se e dëshiron me çdo kusht këtë lojtar, por deri më tnai palët nuk kanë gjetur një marrëveshje. E njëjta situatë edhe me Araujo, për të cilin Bayern është gati të ofrojë 75 milionë euro.
Katalanasitr deklaruan një ditë më parë se uruguajani është i pashitshëm, por oferta e mirë dhe vështirësitë financiare mund të detyrojnë Barcelonën ta shesë. Në rast se këto dy objektiva dështojnë, atëherë Bayern do të kërkojë Nordi Mukiele, që luan me PSG.